Ndeshja ne mes Kukesit dhe Vllaznise qe do te luhet sot ne oren 18:00 ne stadiumin “Elbasan Arena” pritet me shume interes sidomos ne Shkoder sepse skuadra e tyre eshte ende ne gare per titullin kampion.

Kjo ndeshje hapese e javes se 32-te te Kategorise Superiore, i eshte besuar nje arbitri me shume pervoje ne futbollin shqiptar.

Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar Kridens Meten per te drejtuar kete takim. Arbitri kryeqytetas do te kete ndihmen e dy asistenteve po nga ky kolegjium, Rejdi Avdo dhe Denis Agaraj.

Arbiter i katert nderkohe eshte caktuar Florjan Lata nga Durresi ndersa delegat i Federates per kete takim eshte perzgjedhur Alban Tafaj.

Shkodranet presin nje arbitrim korrekt nga ana e Metes dhe asistenteve te tij sepse eshte nje takim qe mund te vendose shume gjera per te ardhmen e tyre ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/