Tani që kampionatit po i vjen fundi, ndeshjet bëhen edhe më të rëndësishme për objektivat e çdo skuadre.

Një element i rëndësishëm në këtë pikë është edhe gjykimi, që gjatë këtij sezoni ka pasur shumë probleme.

Shumë skuadra i druhen gjykimit, duke pasur parasysh faktin se nuk mund të lënë pikë, pasi nuk ka kohë për rikuperimin.

Vllaznia-Luftëtari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe FSHF-ja ia ka besuar ndërkombëtarit Juxhin Xhaja, kurse asistentë të tij janë Rejdi Avdo dhe Denis Rexha.

Xhaja ka disa muaj që ka marrë zyrtarisht stemën e FIFA-s, edhe pse nuk ka mundur të kalojë testet fizike, ashtu si dhe kolegu i tij Eldorjan Hamiti.

Ndeshja Kamza-Lushnja do të gjykohet nga arbitri i ri, Olsid Ferataj.