Një ditë pas publikimit të lajmit për kërkesën për dënimin e Skënderbeuut me 10 vjet nga Kupat e Europës dhe një gjobë 1 milion euro, është zgjuar dhe ka reguar Federata Shqiptare e Futbollit.
Në një postim në faqen zyratre në lidhje me këtë çështje thuhet se ky institucion është i hapur për çdo vendim zyrtar të UEFA-s.
Qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen “Skënderbeu”:
FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar, i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor.
Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.
Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejt klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.
FSHF do të jetë e hapur për çdo vendim disiplinor, që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë”./vipsport/