Federata Shqiptare e Futbollit nga 12 janari do të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq Shqiptar. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, zyra e shtypit në FSHF njofton se shefi që drejton futbollin në vend do të firmosë një kontratë bashkëpunimi me këtë shoqatë. “Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, të premten në orën 10:30 në selinë e re të Kryqit të Kuq Shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me këtë shoqatë për eventet kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit”, thuhet në komunikatën e FSHF-së. Ne fakt, bashkepunimi ka kohe qe ka nisur.
Kjo eshte verejtur ne te gjitha ndeshjet e Superliges ku kane qene te pranishem vullnetare te Kryqit te Kuq per dhenien e ndihmes se shpejte ne te gjitha stadiumet e Shqiperise. Ky bashkepunim neser gjithsesi do te zyrtarizohet.