Për të tretën herë me rradhë, ndryshon data dhe ora e zhvillimit të ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu.
FSHF duket se e ka “tepruar” me këtë gjë. Ndryshimi i fundit ka ndodhur pasditen e sotme kur është njoftuar se kjo ndeshje nuk do të luhet në orën 17.00 të datës 31 mars por në orën 14.00.
Nuk ka shpjegim pse ka ndodhur kështu por mesa duket Federata ka dashur që t’i zhvillojë ndeshjet e Vllaznisë dhe Teutës në të njëjtin orar ngaqë këto ekipe janë në garë me njëri- tjetrin.
Fillimisht ndeshja ishte programuar të luhej më 28 mars por më pas, u shty për një ditë më vonë ngaqë Skënderbeu e kishte kërkuar këtë gjë.
Por ndërkohë, ditën e djeshme erdhi vendimi për shtyrjen e të gjitha takimeve për më datat 31 mars dhe 1 prill.
Ndeshja e “Loro Boriçit” do të luhej në ditën e fundit të këtij muaji, në orën 17.00.
Sot sakaq ka ardhur ndryshimi tjetër, këtë herë i orarit dhe takimi do të nisë tre orë më herët, pra në 14.00.
Të shpresojmë që orari dhe data e zhvillimit të kësaj ndeshje të mos ndryshojë më.
© shkodrasport.com