Stadiumi “Loro Boriçi” i është nënshtruar një ndryshimi në ditët e fundit. Pista rreth fushës është prishur dhe po rikonstruktohet. E gjitha do jetë prej tartani, teksa do shërbejë për atletët e klubit shkodran.

FSHF dërgoi në gjyq kompaninë që e kishte bërë pistën, teksa cilësia e saj e dobët u pa qysh në inaugurim. Prishja e shpejtë bëri që FSHF të merrte masat, duke bërë që kompania të detyrohet ta ribëjë nga e para.

Tanimë punimet kanë nisur me heqjen e pjesës së vjetër dhe zëvendësimin e saj me punime cilësore, teksa stadiumi “Loro Boriçi” pritet të ketë pamje të re me pistën funksionale.

Fundi i këtij muaji do gjejë një pistë të re vrapimi në Shkodër. Duke shpresuar gjithmone qe punimet kete here te behen sipas parametrave te duhur dhe pista te mos shfaqe me probleme.