Situatë absurde në Kategorinë e Dytë. Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi pak minuta më parë, klubet, nëpërmjet një emaili zyrtar se sezoni i ri fillon këtë të diel, pra në datën 22 shtator, ashtu siç ishte parashikuar.

I çuditshëm është fakti, se kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga starti i Kategorisë së Dytë, skuadrat nuk kanë mësuar shortin, se cilët do të jenë kundërshtarët e javës së parë.

Edhe dita e nesërme bie si opsion për hedhjen e shortit, pasi klubet nuk janë njoftuar. Një situatë tepër kaotike, zgjidhjen e së cilës e di vetëm Federata Shqiptare e Futbollit.

Ne fakt nje situate e tille duket se do t’i sherbeje per mire dy ekipeve te Shkodres pjesmarrese ne kete kampionat, Vllaznise B dhe Ades.

Te dy ato i kane nisur paksa me vonese pergatitjet dhe per rrjedhoje edhe nje jave te pakten me shume ne dispozicion, do t’u sherbeje atyre per mire sepse futbollistet do te marrin me shume ngarkesa stervitore per ta perballuar me sukses kampionatin.
www.shkodrasport.com