Sektori i edukimit dhe liçensimit pranë FSHF-së vijon kalendarin e tij të punës me përgatitjen e trajnerëve, sipas niveleve përkatëse të kurseve.
Javën që vjen përfundon edhe edicioni i plotë i kursit “UEFA Pro”, më i larti për nga niveli në të gjitha kurset që zhvillohen.
Ndërkaq, menjëherë program do të vijojë me një tjetër raund trajnerësh për nivelin “UEFA B”, që do të nisë në 18 qershor dhe do të përfundojë më 15 korrik.
Katër javë intensive për të gjithë trajnerët që janë regjistruar tashmë në këtë kurs dhe do të jenë pjesë e orëve teorike e praktike të tij.
Kërkesat e larta kanë afruar në program zhvillimin e kursit UEFA B në një kohë që shumë shpejt Departamenti përkatës do të zhvillojë edhe kursin për Përgatitës Atletikë në klubet e ndryshme të futbollit.
Vetëm pak kohë më parë u diplomuan një klasë trajnerësh me liçensën “UEFA A”, si dhe javën e ardhshme do të diplomohen teknikët që kanë ndjekur 12 periodat e kursit “UEFA Pro”.
Ne kursin e rradhes per Uefa B mesohet te jene rregjistruar edhe disa trajnere shkodrane te cilet natyrisht qe do te punojne ne vijim per rritjen cilesore dhe masivizimin e futbollit.