Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i besojë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, trajnerit aktual të Kombëtares U17, Xhemal Mustedanagiç.
Ky pozicion në të kaluarën mbahej nga ish-ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani.
Burime të “Panorama Sport” në FSHF konfirmojnë se deri në muajin tetor, Mustedanagiç do të drejtojë Kombëtaren U-17 duke konsumuar edhe eliminatoret, ndërsa punën si drejtori i ekipeve kombëtare do ta nisë praktikisht që këtë muaj.
Bashkëpunimin me FSHF-në, kroati e ka nisur që prej vitit 2009 si asistent i Josip Kuzhes në krye të Kombëtares.
Prej vitit 2001 ai është trajneri i U17 dhe suksesi më i madh që ka arritur me këtë Kombëtare është në vitin 2012-të kur u kualifikua në Elitë Raund të Kampionatit Europian U17