Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një eletër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë ku i kërkon praninë e tifozëve në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Finalja midis Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet në datën 31 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania” në orën 19:00.

Ideja e Federates eshte per te patur 20-30 % te kapacitetit te stadiumit te mbushur me tifoze te te dy skuadrave ne kete ndeshje finale.

Nje vendim i tille mezi pritet nga ana e tifozeve shkodrane te cilet e kane vuajtur shume mungesen e tyre ne shkallet e stadiumit, pikerisht ne momentin me te mire te Vllaznise ne keto 10 vitet e fundit.