Pas dhënies së vendimit për lënien në burg të trajnerit të futbollit të femrave të Shqipërisë Armir Grima, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur së fundmi për ish-portierin e Vllaznisë.

FSHF-ja vendosi pezullimin e përkohshëm nga roli I drejtimit të Kombëtares së femrave të Shqipërisë.

Vendimi është kushtëzuar nga Gjykata e Krimeve të rënda. Grima u arrestua me akuzën e trukimit të ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni e sezonit të kaluar në Kategorinë e Dytë.

Vendimi i Federates ka qene i pritshem perserisa Gjykata ka vendosur ta lere ne fuqi vendimin per arrest ne burg. Ne kushte te tilla nuk kishte kuptim qe Grima te vazhdonte te ishte ne pune si trajner i kombetares se femrave.