Ashtu si kudo në Europë ku janë pezulluar kampionatet edhe në Shqipëri janë me sy e veshë, në radhë të parë për përmirësimin e situatës, por edhe për të gjetur një mënyrë se si do të vijojë gara.
Do të ketë ngjeshje të ndeshjeve, pa harruar se krahas dhjetë javëve të mbetur të garës në elitë janë edhe sfidat e Kupës së Shqipërisë.
Ndaj edhe në FSHF pritet që të marrin masat në mënyrë që të gjejnë rrugën e duhur si për Superioren ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.
Pritet që të merren kontakte edhe me klubet duke qenë se edhe miratimi i tyre do të jetë i vlefshëm, ndërsa futbolli në Shqipëri ka mbetur pezull në të gjitha kompeticionet…/Vipsport/