Tashme nuk ka me dilema. Mesditën e sotme nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka ardhur aprovimi se në stadiumin “Loro Boriçi” javën e ardhshme mund të luhet.
Per rrjedhoje, ndeshja e vlefshme per “Uefa Youth League” ne mes Vllaznia U19 dhe Astanes, do te luhet ne kete stadium.
Gjendja e fushës së këtij impianti sportiv pas ndërhyrjes që është bërë në barin e saj duket shumë e mirë dhe prandaj institucioni i futbollit shqiptar ka dhënë aprovimin për të luajtur aty.
Në këtë mënyrë, drejtuesit e Akademisë Vllaznia por edhe pjestarët e ekipit U-19 të kësaj Akademie kanë marrë frymë lirshëm. Dëshira e tyre për të luajtur në këtë stadium ka qenë e madhe sepse e njohin mirë si fushë dhe për më tepër, pritet që të kenë mbështetje një numër të madh tifozësh.
Nëse do të luhej jashtë Shkodre, padyshim që shanset për të përmbysur shifrat 3-1 të arritura në ndeshjen e parë, do të ishin shumë të vogla.
Por në këtë mënyrë, gjithçka është e mundur sepse Vllaznia U-19 ka luajtur shumë mirë në Kazakistan dhe vërtetë është mundur por ajo ka goditur edhe tre herë shtyllat e portës kundërshtare.
Çka do të thotë se edhe me pak fat më shumë në anën e tyre, rezultati do të kishte qenë ndryshe. Megjithatë gjithçka ka përfunduar sa i takon ndeshjes së parë dhe tashmë mendohet për të dytën. Gjëja më pozitive për të është natyrisht luajtja në Shkodër.
www.shkodrasport.com