Federata Shqiptare e Futbollit e ka dhënë verdiktin e saj: Superliga e futbollit shqiptar do te kete 12 skuadra duke nisur nga sezoni 2013-2014.Kjo gjë është vendosur në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-se 4 skuadrat e renditura ne po kaq vende ne fund te tabeles, bien direkt nga Superliga ne Kategorine e Pare dhe pikerisht vendet 11, 12, 13 dhe 14. Skuadrat e renditura ne vendin e 1-re dhe te 2-te te Kategorise se Pare, ngjiten direkt ne Superlige. Kategoria e Pare do te vijoje te kete si edhe tani 16 skuadra, ndersa kater te fundit 11, 12, 13, 14 rrezohen automatikisht ne Kategorine e Dyte. Skuadrat e renditura te parat ne dy grupet e Kategorise se Dyte, ngjiten direkt ne Kategorine e Pare. Edicioni 2012-2013 siç konstatohet, nuk do te kete play-out apo play-off. Edhe Kupa e Shqiperise do te kete ndryshime. Rikthehet eleminimi direkt ne 1/16 dhe jo ne ndarje ne 4 grupe me 4 skuadra sic ka qene deri sivjet. 8 skuadrat qe mbesin pas ndeshjeve te 1/16, do te ndahen ne dy grupe nga 4 skuadra. Ndeshjet gjysemfinale do te hidhen me short, pas ndeshjeve ne grupe. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshime edhe ne rregulloret e aktiviteteve. Numri i lojtareve te huaj qe do te zbresin ne fushen e blerte nuk mund te jete me i madh se 5 per Superioren dhe Kategorine e Pare. Ne kampionatin e Kategorise se Dyte do te lejohen te luajne ne fushen e lojes jo me shume se 5 lojtare te huaj apo vendas qe nuk banojne ne qarkun administrativ te cilit skuadra i takon. Lojtaret e tjere vendas mund te luajne ne ekipet e kategorise se dyte vetem nese kane banuar jo me pak se 1 vit ne qarkun administrativ se cilit i takon skuadra. Ne Kampionatin e Futsal nuk do te lejohen te federohen me shume se 4 lojtare te huaj dhe vetem 2 prej tyre mund te jene ne fushe ne te njejten kohe. Njekohesisht, jane percaktuar edhe datat se kur startojne aktivitetet futbollistike. Data e fillimit te veprimtarive kombetare Kategoria Superiore nis fazen e pare me 25 gusht 2012 dhe mbaron me 1 dhjetor 2012. Faza e dyte e kesaj kategorie fillon me 09 shkurt 2013 dhe mbaron me 11 maj 2013. Data e fillimit te Kampionatit te Kategorise se Pare eshte me 1 shtator 2012 dhe perfundon me 08 dhjetor 2012. Faza e dyte starton me 09 shkurt 2013 dhe mbaron me 11 maj 2013.Këto pra janë vendimet e marra sot nga KE i FSHF-së duke i dhënë fund shumë dilemave që ekzistonin në lidhje me strukturën e kampionatit të sezonit 2013-14.

www.shkodrasport.com