Herepashere kemi ngritur shqetesimin e menjanimit te arbitrave te Kolegjiumit te Shkodres nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit i cili nuk i ka akorduar asnje ndeshje ne kater javet e Superliges dhe ne javen e pare te kategorise se pare.
Por sakaq, sot, ky Sektor “i ka dhene nje karamele” arbitrave shkodrane. Ne 15 ndeshjet e para te turit te pare te Kupes se Shqiperise, ato kane drejtuar dy prej tyre.
Keshtu, ne Shenkoll ne ndeshjen Shenkolli- Tirana, arbiter kryesor ka qene Indrit Myrtja, i ndihmuar nga Fisnik Thorja dhe Jetmir Podgorica, nderkohe qe arbitre e katert ka qene Suada Tushaj.
Por jo vetem kaq. Edhe ne ndeshjen Korabi- Beselidhja ka patur arbitra shkodrane. Kryesor ka qene Bekris Dragusha ndersa asistent i tij Melis Dervishi dhe i katert ka qene Ditmir Grimci.
Te shpresojme qe sinjali i dhene sot te mos mbese ketu me kete “karamele” te Kupes. Arbitrat e kolegjiumit te Shkodres meritojne te jene çdo jave ne kategorine e pare por edhe ne ate Superiore sepse kane nivel per kete gje.
www.shkodrasport.com