Tirana do e presë Vllazninë në stadiumin “Elbasan Arena”.
Klasikja e Shqipërisë do të luhet më 11 mars(e martë), prej orës 16:30.
Ky takim ishte planifikuar më parë për t’u luajtur në “Niko Dovana”. FSHF ka konfirmuar rikthimin e Tiranës si klub pritës në Elbasan.
Kujtojmë se ndeshja e fundit që kryeqytetasit luajtën atje, ishte ndaj Dinamos. Derbi u humb me rezultatin 1-4.