Është përcaktuar sot në ambientet e stadiumit “Air Albania” shorti i kampionatit kombëtar të femrave për edicionin 2020-2021.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije se kampionati i 12-të i futbollit të femrave ka pësuar disa ndryshime këtë edicion duke parë që marrin pjesë për herë të parë në histori skuadrat e Tiranës, Partizanit, Lushnjës.

Ndërkohë që Skënderbeu është rikthyer sërish në garë. Kampionati është i përbërë nga 12 skuadra dhe do zhvillohet në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë 22 ndeshje.

Sic shikohet, nuk do te kete nje ndarje te skuadra ne kategorine Superiore dhe kategorine e pare nga sa u mendua fillimisht, por tashme te gjithe ekipet do te jene sebashku ne te njejten kategori.

Java e parë do të luhet këtë fundjavë dhe këto janë çiftet:

AAS – Bilisht Sport

Tirana AS – Partizani

Juban Danja – Teuta

Lushnja – Vllaznia

Tirana – Kinostudio

Skëndërbeu – Apolonia

Click to access Kalendari-i-Femrave-2020.2021.pdf