Zhurma e diteve te fundit ne lidhje me aktivizimin e Rocco Vates me kombetaren irlandezeve perveç polemikave te krijuara, duket se ka sjelle edhe nje te mire tjeter.

Siç kemi bere te ditur, perveç Vates, me kombetaren U15 te Irlandes prej disa kohesh jane edhe dy futbolliste te tjere shkodran, Justin Ferizaj dhe Kevin Zefi. Ky i fundit madje dy nete me pare ka qene edhe autori i njerit prej golave te fitores 2-1 te Irlandes ne ndeshjen ndaj Polonise.

Nderkohe, nga sa mesohet, paraditen e djeshme, perfaqesuesi i Federates Shqiptare te Futbollit ne Britanine e Madhe, ka telefonuar njerin nga prinderit e ketyre femijeve duke i shfaqur interesin qe ne te ardhmen ata te behen pjese e ekipeve kombetare te moshave te Shqiperise.

Kuptohet qe per momentin nuk ka patur nje pergjigje te tyre megjithate e rendesishme eshte qe tashme interesimi ka nisur. Nje interesim qe ne fakt nuk erdhi nga ajo çfare po tregojne keto sportiste me ekipet e tyre dhe tashme edhe me kombetaren e Irlandes, por thjesht nga fakti qe u be zhurme per rastin e djalit te Rudi Vates.

Zefi dhe Ferizaj kane disa muaj qe jane grumbulluar nga kombetarja e Irlandes dhe deri dje askush nuk ishte kujtuar per ta. Kemi te bejme me dy futbolliste me shume perspektive dhe padyshim qe do te ishte diçka e mire nese ata binden per te luajtur me Shqiperine, ashtu si dhe Rocco Vata sepse ekipet tona kombetare kane nevoje per keto lojtare.
www.shkodrasport.com