Kampionati i kategorisë së parë në futbollin shqiptar është programuar të nisë më 16 shtator por disa prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e kësaj kategorie kanë probleme dhe ende nuk janë liçensuar. Ndryshe qëndron problemi për fushën ku do t’i zhvillojë ndeshjet Vllaznia B.

“Reshit Rusi” e ka kaluar këtë fazë dhe është OK bashkë me tre fusha të tjera. Kështu ka njoftuar FSHF në një komunikim për mediat ditët e fundit kur ka deklaruar:
Sektori i Liçensimit të Klubeve pas inspektimit të fundit të bërë gjatë gjithë muajit Korrik 2017, si dhe pasi mori në shqyrtim në Komisionin përkatës të gjithë problematikën e stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet për Kategorinë e Parë në sezonin e ri 2017-2018, përcaktoi edhe detyrat përkatëse për disa nga stadiumet e klubeve të Kategorisë së Parë (për ato klube ku impiantet e tyre kanë akoma probleme).Jo të gjitha klubet e Kategorisë së Parë kishin mangësi, pasi KF Tirana, Vllaznia B, KF Bylis dhe KF Apolonia janë brenda të gjitha standarteve, dhe komisioni i vleresoi që i plotësojnë tërësisht kushtet për t’u liçensuar. Ndërsa, klubet e Tërbunit, Besëlidhjes, Korabit, Kastriotit, Ilirisë së Fushë Krujës, Burrelit, Dinamos, Erzenit, Besës, Egnatias, Naftëtarit, Tomorrit, Shkumbinit, Turbinës, Pogradecit, të cilat i përmbushin pjesërisht kushtet. Dhe për këto klube u lanë edhe detyrat për realizim të plotë të punëve në impiantet përkatëse për secilin, sipas mangësive që ka dhe që duhet të plotësojë përpara startit të kampionatit të Kategorisë së Parë në 16 shtator. Por, një grup pune nga FSHF do të kalojë sërish në një inspektim në këto fusha në periudhën 25-31 Gusht, rreth plotësimit të këtyre mangësive të konstatuara më parë.
© shkodrasport.com