Federata Shqiptare Futbollit ka mbyllur edicionin e 13 të licensimit për trajnerë të nivelit “UEFA A”.

Në ambientet e shkollës së trajnerëve në Kamëz, në prani të sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave që kanë ardhur pas testimit të fundit.

Në këtë ceremoni nuk kanë munguar as drejtuesit më të lartë të sektorit të edukimit, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj, ndërkohë që në fjalën e tij, Shulku ka inkurajuar klasën e re të trajnerëve për të praktikuar në terren dijen e përfituara në këto kurse.

Ndër trajnerët që kanë marrë liçensën ditën e sotme janë edhe tre shkodranë dhe një nga Malësia e Madhe.

Nga kjo e fundit ka qenë Erinton Popaj që ka marrë liçensën “UEFA A”. Ndërsa nga Shkodra, ata që kanë patur një gëzim të tillë ditën e sotme kanë qenë Brikeno Bizi, Ylad Pirani dhe Silvan Çokaj.

Dy të parët siç dihet, punojnë tek Akademia Vllaznia ndërsa Çokaj me ekipet e tjera të moshave në Shkodër.

Në këtë mënyrë, këtij qyteti tashmë i shtohen të tjera liçensa trajnerësh dhe kjo është diçka shumë pozitive. Sa më shumë kualifikim, aq më shumë cilësi do të ketë në punën e tyre.
www.shkodrasport.com