Pas një kohe të gjatë pritjeje, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë më në fund vendimin për shortin e Kategorisë së Dytë.

Ditën e martë datë 11 shtator, në orën 12:00 në ambientet e FSHF-së do të mësohet kalendari i Kategorisë së Dytë.

Ndërkohë që 5 ditë më vonë do të startojë edhe kampionati, pra në datën 16 shtator.

Nuk dihen arsyet pse FSHF e vonoi kaq shumë shortin, gjithsesi e rëndësishme është që do të hidhet ditën e martë dhe skuadrat e Grupeve A dhe B do të mësojnë përballjet.

Ne kete kampionat siç dihet sivjet merr pjese edhe Vllaznia B dhe po ashtu edhe Ada e Velipojes.