Federata Shqiptare e Futbollit është e pakënaqur me ecurinë e ekipeve kombëtare të moshave. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të largojë nga detyra drejtorin teknik të tyre, boshnjakun Dzemal Mustendanagic.
Rezultatet nuk kanë qenë ata që priteshin. Pavarësisht optimizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit për ekipet kombëtare të moshave, viti 2019 përfundoi keq, dhe për këtë arsye u vendos që të ndryshohej.
Siç raporton abcnews.al, pritet të shkarkohet Dzemal Mustendanagic, Drejtori teknik i Departamentit të futbollit, më praktikisht, drejtor teknik i ekipeve kombëtare të moshave. Kjo gjë u diskutua në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, mbajtur para pak ditëve.
Burime nga ky komitet bënë me dijë për ABC News se pati kritika për punën e specialistit boshnjak. Po këto burime pohuan se Mustendanagic, të njohur shkurt në Shqipëri si Xhema, do t’i propozohet pozicioni i gjurmuesit të talenteve shqiptarë nëpër Europë, pra roli i një skauti.
Federata ka bindje se ai mund të japë më shumë në këtë pozicion, pasi edhe tek Dinamo e Zagrebit ka punuar në këtë detyrë, duke bërë zbulime të rëndësishme, mes të cilëve edhe yllin e sotëm të Realit, Luka Modric.
Pikëpyetja e vetme është nëse Mustendanagiç do ta pranojë rolin, ndërsa në Komitetin Ekzekutiv u diskutua se mund t’i bëhet edhe rritje e rrogës. Gjithsesi, për momentin nuk pritet të ketë ndryshime në stafin teknik të ekipeve kombëtarë të moshave.