FSHF-ja ka marrë vendimin për sa i përket hedhjes së shortit të Kategorisë së Dytë, për edicionin 2019-2020.Hedhja e shortit do të bëhet ditën e hënë në orën 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Diçka të tillë e kanë komunikuar vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se e hëna do të jetë dita kur do të hidhet shorti për këtë edicion të ri futbollistik.

Kategoria e Dytë duhet të ngrinte siparin pikërisht ditën e nesërme, por për shkak të problemeve të shumta që kishin skuadrat, FSHF-ja ka vendosur që ta shtyjë me një javë fillimin e kampionatit, pra do të nisë në datën 29 shtator.

Ne kampionat e sivjetem do te marrin pjese edhe dy ekipe te Shkodres, pikerisht Vllaznia B dhe Ada e Velipojes. Mbetet per t’u pare nese ato do kene pretendime per ngjitjen nje kategori me lart apo thjesht per pjesmarrje.
www.shkodrasport.com