Vendi jonë është duke u përballur me një situatë të paprecedentë dhe tepër të rrezikshme nga virusi I përhpaur pothuajse në të gjithë botën COVID-19. Nga masat paraprake që mori vendi jonë ishte ndalimi I çdo aktiviteti që kishte potencialin të krijonte grumbull njerëzish, masë kjo që preku dhe futbollin në vend, I cili më pas do të pezullohej.
Situata nuk është positive as për njerëzit po ashtu dhe për bizneset, ekonominë dhe futbollin. Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka, nisur nga situata e krijuar së fundmi ka dhënë një mesazh solidarizimi dhe mbështetje për klubet dhe futbollistët në vendin tonë.
Mesazhi nga FSHF dhe Armand Duka drejtuar klubeve dhe futbollistëve:
“Në emër të Federatës së Futbollit dhe në emrin tim personal uroj të jeni sa më mirë. Në këto ditë të vështira ju ftojmë të bëni kujdes dhe të ruani shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Këtë betejë do ta fitojmë bashkë e do të rikthehemi në fushën e blertë me lojën tonë të mrekullueshme. Na kontaktoni për çdo problem”, është shprehur Armand Duka.
Gjithashtu, Presidenti Duka u ka shkruar dhe ka komunikuar përmes video-konferencave më stafin e Federatës së Futbollit në të gjithë vendin dhe ka kërkuar kujdes maksimal në ruajten e shëndetit. Federata e Futbollit qysh prej datës 13 mars ka urdhëruar që stafi të punojë nga shtëpia, ndërsa më herët ndaloi të gjithë aktivitetin futbollistik në vend.
Gjatë këtyre ditëve, vajzat dhe djemtë e kombëtares sonë, kanë ndërmarrë një fushatë solidarizimi dhe ndërgjegjësimi duke u kanë kërkuar qytetarëve tanë të qëndrojnë në shtëpi./newsport/