Shoqata e Arbitrave Shqiptarë (BASHF) ka organizuar pasditen e sotme, në praninë e arbitrave, një kokteil në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit me rastin e festave të fundvitit. Në këtë organizimin ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati.

Kjo shoqatë, ka shpërndarë disa çmime për arbitrat dhe asistentët më të dalluar për vitin që po lëmë pas, vitin 2018.

Arbitri më i mirë: Enea Jorgji

Asistenti më i mirë: Rejdi Avdo

Arbitrja më e mirë: Emanuela Rusta

Arbitri perspektivës: Olsi Yzeiraj

Asistenti perspektivës: Uran Kora

Ajo qe te ben pershtypje eshte se ne te vleresuarit e sotem, nuk ka asnje arbiter te kolegjiumit te Shkodres. Nese per ata te Superliges mund te kete justifikim, per te tjeret edhe jo.

Te jete nje e mete kjo e punes qe behet ne kete kolegjium apo vleresimet e bera kane qene subjektive? Kesaj pyetje per momentin askush nuk mundet t’i jape nje pergjigje.