Mbrëmjen e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar mbrëmjen gala tme rastin e festave të fundvitit. Me këtë rast, institucioni i futbollit shqiptar ka dorëzuar edhe disa çmime për figura të njohura në vite të cilët kanë kontribuar për futbollin shqiptar. Në mes tyre janë laureuar edhe dy futbollistë shkodranë. Kështu, i mirënjohuri Kolec Kraja është dekoruar me titullin “Legjenda e futbollit shqiptar”.
Nga ana tjetër, me “Pllakatë” është nderuar ish- portieri i Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtares shqiptare Avenir Dani.
© shkodrasport.com