Figura e madhe e futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Loro Boriçi, është nderuar mbrëmë nga Federata Shqiptare e Futbollit me një titull të veçantë. Ai ka marrë titullin “Nderi i futbollit”, që është më i larti i cili jepet nga ky institucion që drejton futbollin në vendin tonë. Përveç këtij titulli, janë dhënë edhe tituj të tjerë si “Legjenda e futbollit” për Qemal Voglin, Skënder Hykën dhe Skënder Halilin.


Po ashtu edhe “Pllakatë Mirënjohje” për Skënder Ibrahimin, Osman Reçin, Jani Kaçin, Sami Shefën dhe Aurrel Vërrinë. Megjithatë, e rëndësishme është që Federata kujtohet për të nderuar ata që kontribuan në vite për këtë sport. Nderimi për Loro Boriçin me titullin më të lartë nga të gjithë, sigurisht që është një vlerësim për këtë figurë të madhe, si sportist dhe si trajner. Një vlerësim edhe për Shkodrën, qytetin që e ka rritur dhe edukuar dhe në fakt ai meriton gjithçka. Ashtu si dhe shumë figura të tjera të mëdha të futbollit të këtij qyteti.
www.shkodrasport.com