Ishte planifikuar që Kategoria Superiore të përfundonte në datën 28 dhjetor, por tashmë Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndryshe. Java e 16-të e elitës nuk do të luhet këtë vit, por në 14 janar.
Kësisoj axhenda ka ndryshuar me javën e 15-të që do t’i vërë kapakun këtij viti futbollistik. Derbi i kryeqytetit është sfida që ka më shumë interes e në këto kushte, përballja mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet në datën 21 dhjetor. Më poshtë njihuni me axhendën e Kategorisë Superiore, nga java 13 deri në javën 15.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 13
E DIEL 11.12.2022
13:00 Kukësi-Teuta
13:00 Bylis-Laçi
15:45 Erzeni-Partizani
E HËNË 12.12.2022
16:30 Vllaznia-Egnatia
19:00 Tirana-Kastrioti
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 14
E ENJTE 15.12.2022
13:00 Laçi-Erzeni
15:45 Partizani-Kukësi
E PREMTE 16.12.2022
13:00 Egnatia-Bylis
13:00 Kastrioti-Vllaznia
15:45 Teuta-Tirana
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 15
E MËRKURË 21.12.2022
13:00 Kukësi-Laçi
19:00 Tirana-Partizani
E ENJTE 22.12.2022
13:00 Erzeni-Bylis
13:00 Kastrioti-Egnatia
15:45 Vllaznia-Teuta