Institucioni që organizon kampionatet e futbollit shqiptar, pikërisht Federata Shqiptare e Futbollit, ka ndryshuar sërish oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 14-të të Superligës. Kështu, ndeshja Flamurtari- Vllaznia që ishte planifikuar të luhej të shtunën në orën 17.00, do të luhet 60 minuta më herët, pra në orën 16.00. Nuk ka një shpjegim pse ka ndodhur kjo por me siguri për shkak të temperaturave të ulëta që kanë filluar të mbizotërojnë në vendin tonë. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 14-të të Superligës:
Kukësi- Lushnja të shtunën      ora 13.00
Flamurtari- Vllaznia të shtunën ora 16.00
Kamza- Luftëtari     të dielën     ora 13.00
Laçi- Skënderbeu të dielën       ora 13.00
Partizani- Teuta të dielën          ora 16.00

© shkodrasport.com