Federata Shqiptare e Futbollit përmes një deklarate zyrtare dënoi ngjarjet e djeshme në ”Selman Stermasi”, aty ku gjatë ndeshjes Partizani – Flamurtari u dhunua një zyrtar i klubit vlonjat.
Sipas Federatës, ngjarje të tilla “dëmtojnë imazhin e futbollit shqiptar”, dhe i bë thirrje klubeve të “punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”.
Gjithashtu Federata uron që organet e drejtësisë “të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike”.