Caktohet arbitrat që do të drejtojnë ndeshjen e sotme në “Roza Haxhiu” të Lushnjës në mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë.
Sektori i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme atë dhe jo më kot, ka përzgjedhur një arbitër të FIFA-s për të gjykuar.
Bëhet fjalë për Juxhin Xhajen. Ai do të jetë bilbili i këtij takimi që do të nisë në orën 14.00.
Ndihmës të tij ndërkohë do të jenë dy tiranasit e tjerë, Gernat Qirici dhe Ani Kociaj. Arbitër i katërt do jetë vlonjari Klajdi Kola ndërsa vëzhgues Pajtim Aliko po nga Vlora.
Sakaq delegat i FSHF-së është caktuar Alban Tafaj. Ankesat e lushnjarëve se Duka tashmë pas zgjedhjes sërish si president, do të nisë një arbitër për t’i ndëshkuar ata ngaqë kanë qenë kundërshtar të tij, bien poshtë kësisoj.
Xhaja është një nga arbitrat më të mirë të Superligës dhe jo më kot, i është caktuar atij drejtimi i kësaj ndeshje.
© shkodrasport.com