Kampionati i Kategorisë Superiore fillon në fundjavën e ardhshme dhe FSHF ka bërë të ditur kalendarin e ndeshjeve të javës së parë të saj. Ndeshjet do të ndahen në dy ditë, teksa në mënyrë të pazakontë është vendosur që ato të luhen të dielën dhe të hënën.
Kampionati fillon me dy sfida të dielën, kur kampionët në fuqi të Egnatias do të përballën me Dinamon në Elbasan, ndërsa Teuta do të presë Bylisin në Durrës.
Tre ndeshjet e tjera luhen të hënën, me duelin e pare që është ai mes Laçit dhe Tiranës në stadiumin e kurbinasve. Në darkë, luhen ndeshjet Partizani-Vllaznia dhe Skënderbeu-Elbasani.
Java e parë
E diel, 18 gusht
Dinamo City – Egnatia, ora 20:00, “Elbasan Arena”
Teuta – Bylis, ora 20:00, “Niko Dovana”
E hënë, 19 gusht
Laçi – Tirana, ora 17:00, stadiumi i Laçit
Partizani – Vllaznia, ora 20:00, “Arena e Demave”
Skënderbeu – Elbasani, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”