Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar pamje të reja nga ndërtimi i Arenës Kombëtare në Tiranë.

Punimet kanë vazhduar me intensitet të lartë në krahasim me videon e fundit që eshte publikuar pak kohe me pare.

Tashmë mund të thuhet se kanë përfunduar të gjitha punimet e forta për ngritjen e stadiumit dhe veshjen e tribunave me strukturë etoni.

Edhe streha metalike është ngritur mbi stadium, e pritet shumë shpejt të mbyllen të gjitha punimet me betonin dhe hekurin.

Pjesa e fushës pritet që të pastrohet dhe të fillojë shtrimi i fushës.