Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar me programin dy vjecar i filluar vitin që shkoi me arbitra të cilët konsiderohen me perspektivë në kategoritë përkatëse. Arbitrat ishin të përzgjedhur nga Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe Kategoria e Tretë. Përzgjedhja bëhet nga raportet e vëzhguesve në kategoritë përkatëse, nga raportet e delegatëve apo dhe nga vetë prezenca e anetarëve të KA në garat e U17- U19.
Kriteri që një arbiter duhet të jetë Talent: Performanca në fushë dhe jashtë saj, aftësite menaxhuese, administruese dhe komunikuese me lojtarët, njohuri shume të mira të Rregullores së Lojës së Futbollit dhe njohuri të gjuhës angleze. Nga Kolegjiumi i arbitrave të Shkodër në këtë seminar kanë qenë të përzgjedhur arbitrat Indrit Myrtja, Arlind Pirani dhe Suada Tushaj. Këta të tre konsiderohen si arbitra të së ardhmes dhe vërtetë janë të tillë sepse po e tregojnë në çdo ndeshje që arbitrojnë por natyrisht që ata kërkojnë edhe më shumë mbështetje nga sektori përkatës në FSHF.