Federata Shqiptare e Futbollit shumë shpejt do të ketë 5 klube më shumë që marrin pjesë si anëtarë më të drejta të plota në Asamble. Institucioni i futbollit ka bërë gati për miratim një listë me klube të cilat plotësojnë kriteret e kërkuara, por që deri tani, ndonëse merrnin pjesë rregullisht në aktivitete kombëtare, nuk ishin ende anëtarë me të drejta të plota e nuk kishin zë në tavolinën më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
VipSport ka mësuar se FSHF do të propozojë në Asamblenë e 15 prillit miratimin e anëtarësimit të 5 klubeve të reja që do t’i shtohen listës prej 54 klubesh ekzistuese, duke e çuar shifrën në 59.
Propozimi është bërë për skuadrat e Vorës, Orikut dhe Shënkollit të cilat garojnë aktualisht në Kategorinë e Parë, si dhe klubet e Spartakut dhe Internacional, të cilat janë pjesë e Kategorisë së Dytë.
Këto klube funksionojnë normalisht prej vitesh dhe fakti që disa prej tyre gjenden në Kategorinë e Parë, tregon qartësisht se plotësonin edhe më parë kriteret për t’u anëtarësuar në FSHF me të drejta të plota ndaj nuk kuptohet se pse institucioni i futbollit nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë. /vipsport/