Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave Shqipëri-Norvegji, që do të luhet më 26 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u mor vendimi për tarifën që duhet të paguajnë tifozët për të parë ndeshjen në stadium.

Njoftimi i FSHF-së:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”, takim i planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci do të ketë një tjetër test.

Sipas tabelës së miratuar, më poshtë janë edhe çmimet. Në një njoftim të dytë do të publikohet edhe nisja e shitjes së tyre.

ÇMIMET E BILETAVE PËR SHQIPËRI-NORVEGJI

Tribunat Çmimi

Tribuna VIP 6.000 leke

Tribuna B3, A2, A3 4.000 lekë

Tribuna B2, B3, A1, A5 3.000 leke

Tribuna B1, B5 2.000 leke

Tribuna E 1.000 lekë

Tribuna D, F 700 lekë

Tribuna C1, C3, G1, G3 500 lekë

Tribuna C2, G2 300 lekë”, – përfundon shkrimi. /EDS/