Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se është vendosur që finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në datën 12 gusht, ora 19:45.

Edhe pse Skënderbeu e fitoi si Kupën ashtu edhe kampionatin, rregullorja e përcakton që klubi që arrin t’i fitojë të dyja trofetë do të ndeshet me finalistin e Kupës, pra me Laçin.

Ne situaten aktuale nuk mund te thuash se cili ekip eshte favorit.

Skenderbeu kampion nuk po kalon momente te mira dhe per kete arsye, Laçi do te tentoje ta fitoje kete trofe.