Sezoni po shkon drejt fundit edhe per femrat e futbollit dhe per ta mbyllur ate ka mbetur per t’u luajtur edhe nje ndeshje e vetme, pikerisht finalja e Kupes se Shqiperise.

Siç kemi bere te ditur te drejten per ta diskutuar ate do ta kene dy ekipet me te mira edhe te kampionatit qe sapo u mbyll, Vllaznia dhe Apolonia. E para kaloi ne gjysmefinale Juban Danjen te cilen e mundi 5-1 ndersa e dyta fitoi 6-0 ndaj Tirana AS.

Te te keto ekipe kane qene ne pritje te dates se kur do te luhej kjo finale por edhe vendit dhe konfirmimi perkates nga Federata Shqiptare e Futbollit ka ardhur mesditen e sotme.

Finalja e edicionit te 11-te te Kupes se Shqiperise ne futboll per femra ne mes Vllaznise dhe Apolonise do te luhet diten e enjte ne ora 19.00 ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Ekipi shkodran do te kerkoje trofeun e shtate rradhazi te Kupes se Shqiperise nderkohe qe fieraket do te tentojne surprizen e madhe dhe fitoren qe do te ishte trofeu i pare per ta, megjithate ate do ta vendose fusha e lojes dhe pasditja e se enjtes.
www.shkodrasport.com