Tashmë ka një variant zyrtar në lidhje me skuadrën që do të plotësojë Kategorinë e Parë të sezonit të ardhshëm, pra skuadrën që do të zëvendësojë Kamzën në këtë kategori.
FSHF-ja, me një qëndrim zyrtar, bën me dije se do të ketë një ndeshje shtesë finale të skuadrave që do të humbasin në “play-off”. Fituesja do të plotësojë numrin 20 të Kategorisë së Parë.
Njoftimi i FSHF-së
Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në interpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën, e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020.
Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off, do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë, që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë./vipsport/