Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe ndeshjen e sotme ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit qe do te startoje ne oren 17.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”, t’ia besoje arbitrit durrsak Klodian Shahini.

Ai do te kete ndihmen e dy asistenteve po nga kolegjiumi i Durresit, pikerisht Fatmir Lama dhe Herald Lisaku. Nderkohe arbiter i katert per kete takim eshte Laver Alla nga qyteti i Lushnjes.

Vezhgues i arbitrave do te jete Fiqiri Haxhiaj ndersa delegat i Federates Genci Misha. Te dy ekipet nuk kane shume rendesi per rezultatin e ndeshjes se sotme prandaj dhe e presin pa ndonje problem menyren si do te arbitrohet.

Kuptohet e mira do te ishte qe Shahini e ndihmesit e tij te arbitrojne ashtu si duhet, duke i ndihmuar futbollistet e te dy ekipeve te japin me te miren e tyre ne fushen e lojes.