FSHF ka bërë planin për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohen më 14 prill. Mesjavën e ardhshme zbresin në fushë katër ekipet që duan trofeun.

Duelet do të luhen prej orës 16:00. Në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë skuadrën e Laçit, në një përballje që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Keto dy skuadra qe do te luajne me njera- tjetren edhe neser per kampionat, do te perballen edhe te merkuren ne Shkoder per kupe ku padyshim secila do te kerkoje fitoren dhe kalimin ne finale te ketij kompeticioni.

Bujar është treguar shorti me fituesen në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Teutën. Durrsakët presin në “Niko Dovana” Skënderbeun, skuadër që po lufton për të qëndruar në Superiore këtë sezon.