Tashme eshte e konfirmuar: Ndeshja Shqiperi- Islande nuk do te luhet ne “Loro Boriçi”, ndonese shkodranet shpresonin te ndodhte keshtu. Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Elbasanin per luajtjen e ketij takimi eliminator te Euro 2020.
Lajmi eshte konfirmuar nga vete FSHF e cila njekohesisht ka njoftuar edhe per daljen ne shitje te biletave per kete takim.
“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Shqipëri-Islandë, përballje e cila do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019 ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan.
Shqipëria bën pjesë në grupin H, të këtyre eliminatoreve sëbashku me këto përfaqësuese: Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.
Të gjithë të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: bileta.fshf.org. FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e ekipit tonë përfaqësues.
Më poshtë mund të gjeni listën e çmimeve të biletave në lek: