Pas shumë diskutimesh, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t’i zhvillojë ndeshjet e javës së 13-të të Superligës ndërkohë që pas ndërprerjes së ndeshjeve të kategorisë së parë, ka vendosur që të ndërpresë edhe ndeshjet e kategorisë së dytë, të moshave dhe të futbollit të femrave. Ja dhe njoftimi zyrtar i FSHF-së dalë sot:
Federata Shqiptare e Futbollit, pas rakordimit dhe komunikimit të vazhdueshëm me klubet vendosi që, ndeshjet e kësaj jave (Java e 13-të), të Kategorisë Superiore të luhen normalisht këtë fundjavë, sipas kalendarit të shpallur, përveç ndeshjes Luftëtari-Flamurtari e cila është spostuar për tu luajtur ditën e hënë datë 4 dhjetor, pasi fusha e stadiumit të Gjirokastrës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e ngjeshjes së kalendarit të Kategorisë Superiore, rakordimit absolut me klubet dhe me kushtet aktuale optimale që garantojnë impiantet e skuadrave të Superiores. Ndërkaq, të gjitha kampionatet e tjera duke patur infrastrukturën e cila në kushte atmosferike të rënduara nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjeve janë shtyre për javën e ardhëshme.
© shkodrasport.com