Ndeshja e sotme ne mes Tiranes dhe Vllaznise padyshim qe pritet te jete shume e rendesishme per te dy ekipet dhe per kete arsye, vemendja eshte e perqendruar tek ajo. Nderkohe eshte mesuar edhe emri i arbitrit qe do ta drejtoje kete supersfide.
Kreshnik Cjapi vendos drejtësi nesër në “Selman Stërmasi” në klasiken e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia. Arbitri i kolegjiumit të Fierit është caktuar për të gjykuar këtë ndeshje mjaft delikate ku të dyja skuadrat kërkojnë marjen e 3 pikëve gjë e cila do i afronte dhe më tepër me objektivin që skuadrat kane.
FSHF ende nuk ka përhapur trupat gjykuese per mediat por ne mësojmë nga burime të sigurta se Cjapi do të gjykojë në ndeshjen e nesërme.
Natyrisht qe shkodranet presin drejtesi ne kete perballje ku ata padyshim qe do te futen ne fushe me objektivin e qarte per ta fituar ate. Ju kujtojme qe ndeshja do te nise ne oren 13.30 dhe do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi”./SHKODRA-SPORT.COM/