Ndeshja e sotme ne mes Korabit dhe Vllaznise qe do te luhet sot ne oren 14.00 ne stadiumin e qytetit te Peshkopise, konsiderohet e rendesishme per ecurine e skuadrave ne kampionatin e kategorise se pare.
Jo me kot edhe Sektori i Arbitrimit ne Federaten Shqiptare te Futbollit ka perzgjedhur nje arbiter me pervoje per kete takim.
Behet fjale per Blerim Zirin nga Fushe-Kruja. Arbitri qe prej vitesh drejton edhe ne Superlige, do te jete njeriu i bilbilit ne takimin e sotem te Vllaznise.
Ai do te kete me vete dy asistentet e tij, Endrit Veseli dhe Erind Burgu po nga Fushe- Kruja nderkohe qe arbiter i katert do te jete Sokol Bebja nga Tirana.
Sakaq, vezhgues i arbitrave eshte caktuar Idriz Gashi nga Durresi ndersa delegat i FSHF-se eshte Genc Misha nga Tirana.
Ne ndeshjen e kaluar te luajtur ne Peshkopi, ate Korabi- Beselidhja, ka patur shume pretendime te lezhjaneve per arbitrimin prandaj drejtuesit e Vllaznise shpresojne qe te mos kene te njejtat probleme edhe sot.
www.shkodrasport.com