Të gjithë tashmë e kanë të qartë se ndeshja e sotme në mes Vllaznisë dhe Teutës është shumë e rëndësishme për të dy ekipet që ndodhen në vendet e fundit të tabelës së renditjes.

Duke ditur këtë gjë, edhe vetë FSHF ka marrë masat për përzgjedhjen e një arbitri të FIFA-s për të gjykuar në këtë sfidë që do të nisë në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ai është Juxhin Xhaja i kolegjiumit të Tiranës ndërkohë që asistentë të tij do jenë lezhjani Ridiger Çokaj dhe tiranasi Rejdi Avdo.

Arbitër i katërt do jetë Ardian Beqiri po nga Tirana ndërsa vëzhgues i tyre do jetë Besnik Kaimi.

Sakaq, delegat i FSHF-së është Astrit Maçi. Ajo që shpresojmë të gjithë është që fatin e kësaj ndeshje të mos e vendosin arbitrat.
© shkodrasport.com