Takimi që do të luhet pasditen e nesërme në Shënkoll në mes skuadrës
vendase dhe Vllaznisë, konsiderohet në pamje të parë i vështirë.

Ndoshta edhe nga problemet që janë ndeshur edhe dy javë më parë në këtë fushë në ndeshjen me Dinamon që u shoqëruan më pas edhe vendime të Komisionit të Disiplinës.

Pikërisht për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një arbitër me përvojë për ta drejtuar atë. Bëhet fjalë për Blerim Zirin, arbitrin nga Fushë-Kruja, i cili drejton edhe në Superligë.

Asistentë të tij do jenë Erind Burgu po nga Fushë- Kruja si dhe Mario Shazivari nga Tirana. Arbitër i katërt do të jetë Endrit Zhuli po nga kryeqyteti.

Edhe dy zyrtarët e tjerë të kësaj ndeshje, do të jenë po nga Tirana, delegati Uvil Zajmi dhe vëzhguesi Emil Kalimeri.
www.shkodrasport.com