Lajm i papritur vjen nga Italia për Elseid Hysajn. Lojtari teksa ndodhet në grumbullim me kombëtaren tonë, mund t’a shikojë veten përsëri pjesë të planeve të këtij sezoni tek Lazio pasi të rikthehet nga Nations League.

Mbrojtësi lacial mund të bëhët pjesë e listës së lojtarëve pasi kujtojmë ai është lënë jashtë si për Serie A, ashtu edhe në kuadër të Europa League.

Situata mund të kthehet përmbys pas dëmtimit të titullarit Manuel Lazzari. Klubit të Lazios i lejohet të shtojë një lojtar në listën e saj pas dëmtimit të një lojtari aktual.

Anësori i majtë italian do të mungojë për një kohë të gjatë dhe shpresojmë që zëvendësuesi i tij të jetë pikërisht Hysaj.Kjo është një mundësi e artë që legjonari të marrë minuta në këmbë dhe të rregullojë marrëdhëniet me klubin ku ka vite që aderon./newsport/