Florian Marku mposhti shumë shpejt boksierin Muma Mweembi, ku mjaftuan pak sekonda për t’a hedhur përtokë.
Boksieri shqiptar erdhi në këtë duel pas një mungesë të gjatë dhe menjëherë tregoi klasin e tij.
Në përfundim të duelit, ”rrëmbeu” mikrofonin dhe tha: Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë. E jap tërë jetën për këtë.
Nuk kam asgjë personale me kundërshtarin. Në momentin që i ve këto doreza është si të montoj dinamitin. Prisja që kundërshtari të binte në tokë në momentin që ta godas mirë.
Gjithashtu, ai fton edhe britanikun Connor Ben, në një përballje titanësh. Nëse Ben do e pranojë apo jo, kjo mbetet të shihet./newsport/