Eliminim dramatik! Laçit i ka ikur kualifikimi në minutat e fundit të lojës, duke pësuar 2 gola në harkun kohor të 3 minutave!

Kurbinasit e Armando Cungut, ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90-të, falë golit të Nuabuezes në të 59-të, ndërkohë që Agudelo barazoi rezultatin në momentin që po jepej koha shtesë, teksa në minutën 90+3 Varene përmbysi gjithçka duke shtangur skuadrën shqiptare.

Ne kete menyre, ky eshte nje eliminim qe padyshim i djeg shume laçianeve qe ndoshta e menduan ndeshjen te perfunduar perpara kohe.

FT: LAÇI – HAPOEL BER SHEVA 1-2

Nuabueze 59′ /Agudelo 90+1, Varene 90+3